Instituti Agora Monitoron Zgjedhjet

Instituti Agora merr pjesë në vëzhgimin e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme te Republikës së Kosovës të datës 11 qershor 2017. Vëzhguesit tanë ishin të pranishëm në shumicën e vendvotimeve në Republikën e Kosovës. Sipas raportimeve të tyre të vazhdueshme, procesi zgjedhor përgjithësisht ka qenë i rregullt me raste të vogla të parregullsive siç janë votimi familjar, prezenca e militantëve partiakë në vendvotime etj. Një element tjetër shqetësues që është raportuar nga shumica e vëzhguesve tanë  ka qenë mungesa e aftësisë së anëtarëve të komisioneve zgjedhore. lidhur me procedurat e numërimit të votave  dhe mbylljes së rregullt të kutive të votimitIMG_3018 IMG_3023 IMG_3026

Share This:

Intervistë me Dr. Valery Perry për Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE) në Kosovë. Intervista është dhënë ekskluzivisht për Institutin për Studime Ndërkombëtare, AGORA.

 

hjg

Dr. Valery Perry është Konsulente e Pavarur dhe Bashkëpunëtore me Stazh në Këshillin për Politika të Demokratizimit në Sarajevë, Bosnje Hercegovinë. Dr. Valery Perry ka punuar në Bosnje Hercegovinë që nga fundi i viteve 1990-të, duke u marrë me hulumtime dhe duke punuar për organizatat siq ishin Forcat e NATO-së për Stabilizim (SFOR), Qendrën Evropiane për Çështjë të Minoriteteve (ECMI) dhe për disa OJQ. Ajo ka punuar për misionin e OSBE-së në Bosnje Hercegovinë, në Sarajevë nga viti 2004 deri në vitin 2011 si Zëvendës Drejtorëshë e Departamentit të Edukimit, dhe Zëvendës Drejtoreshë e Departamentit të Burimeve Njrëzore. Ajo ka punuar si Shefe e Partisë së Grupit për Ligjin Publik Ndërkombëtar dhe për Politika (PILPG) në Sarajevë, e cila është marrë me implementimin e projektit për ngritjen e nivelit të përfshirjes së shoqërisë civile në procesin e reformave kushtetuese në bosnje Hercegovinë. Gjithashtu, ajo ka punuar si konsulente regjionale për Zyren e OKB-sëpër Drogë dhe Krime si pjesë e Programit të OKB-së për Zhvillim, për IMPAQ International dhe organizata të tjera. Dr. Valery Perry është asistente profesoreshë në lëminë e analizës dhe zgjidhjes së konflikteve në Shkollën e Shkencave dhe të Teknologjisë në Sarajevë, si dhe Bashkëpunëtore me Stazh në Këshillin për Politika të Demokratizimit. Kohët e fundit ajo ka përfunduar një hulumtim për Këshillin Regjional për Bashkëpunim mbi përpjekjet për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në shtatë shtete të Ballkanit dhe në Turqi.

Dr. Valery ka kryer nivelin Bachellor në Universitetin e Rochester-it , Master-in në Institutin Rus dhe Të Evropës Lindore në Universitetin e Indiana-s, dhe Doktoraturën në Institutin për Analizë dhe Zgjidhje të Konfliktit në Universitetin George Mason. Dr. Valery ka publikuar një sërë artikujsh  dhe kapituj librash, ka mbajtur fjalime në konferenca dhe evente për politika nëpër SHBA dhe Evropë, si dhe ka dëshmuar para Kongresit të SHBA-ve mbi qështjet e politikave në Bosnje Hercegovinë. Në vitin 2015, ”Ashgate” ka publikuar një libër ku ajo ka qenë bashkëredaktore me Soeren Keil, me titull ”Shtetëndërtimi dhe Demokratizimi në Bosnje Hercegovinë.”

  1. Si ndikon vonesa në procesin e integrimit evropian të rajonit të Ballkanit në rritjen e ekstremizmit të dhunshëm fetar?

Unë do të ju propozoja që ta formuloni këtë çështje ndryshe. Çdo vend që aspiron integrimin evropian duhet të jetë 100% i përqendruar në bërjen e reformave të nevojshme për të arritur anëtarësimin. Reforma të tilla do të përmirësojnë pozitën ekonomike, sociale dhe politike të vendit dhe të qytetarëve të saj, dhe në të njëjtën kohë do të bëjnë që vendi të plotësoj kushtet për anëtarësim në BE apo NATO. Integrimi nuk çon në një shoqëri të reformuar, por reformat mund të çojnë në integrim.

Prandaj, në qoftë se udhëheqësit e një vendi janë të angazhuar për integrimin euro-atlantik, atëherë ata duhet të miratojnë dhe zbatojnë legjislacionin dhe reformat për të përmirësuar vendin dhe jetën e qytetarëve të saj, për të siguruar qeverisje efektive dhe sundimin e ligjit dhe po ashtu të marrin hapa më efikase kundër ekstremizmit të dhunshëm. Nëse këto procese ndodhin në mënyrë të pavarur nga çdo stimul i jashtëm, atëherë do të paguajnë me anëtarësimin në BE dhe NATO.

  1. Në bazë të raporteve kombëtare dhe ndërkombëtare për Kosovën, vendi vuan nga nivele të larta të korrupsionit, krimit të organizuar dhe nepotizmit, mungesa e sundimit të ligjit, shkalla e lartë e papunësisë dhe norma e ulët e zhvillimit ekonomik. A mendoni se perspektiva e ulët për zhvillimin pozitiv të vendit ndikon në potencialin për radikalizimin e të rinjve?

Studimet tregojnë se faktorët e  radikalizimit të vazhdueshëm janë të shumtë dhe kompleksë. Nuk ka një shpjegim të thjeshtë për atë që kontribon në radikalizimin e një individi. Nuk ka asnjë “profil”  të vetëm. Megjithatë, një numër i studimeve të fundit në nivel global dhe rajonal kanë filluar të identifikojnë disa nga shumë faktorë të mundshëm që kontribojnë në radikalizim. Korrupsioni dhe ndjenjat të lidhura me mungesën e drejtësisë dhe llogaridhënien janë identifikuar si faktorë kontribues. Përveç kësaj, korrupsioni dhe shteti i kapur mund të ketë një ndikim në investimet dhe në zhvillimin ekonomik, duke kufizuar perspektivat arsimore, profesionale dhe potencialin e të rinjve.

Ndërsa mungesa e një perspektive për të ardhmën në mesin e të rinjve mund ti kontribuojë radikalizimit, por nuk është e drejtë dhe as e dobishme që ti atribuohetë një rol shumë primarë  gjendjes socio-ekonomike të dikujt apo perspektivës. Ka miliona njerëz që vuajnë nga varfëria e rëndë dhe shtypja që nuk janë të radikalizuar. mjedisi ekonomik dikujt është vetëm një nga shumë faktorë të mundshëm që kontribuojnë.

  1. A mendoni se lidershipi i Kosovës ka vullnetin politik për të luftuar ekstremizmin fetar, duke pasur parasysh se institucionet publike (universitetet, konviktet, shkollat dhe burgjet), janë të prekura nga fenomeni i radikalizmit?

Kjo është një pyetje që mund të përgjigjet definitivisht vetëm me kalimin e kohës. Qeveria e Kosovës ka miratuar një strategji dhe plan veprimi për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, dhe këto dokumente janë vetëm fillimi për t’u zbatuar. Në fillim të këtij viti, kur unë po flisja me grupet e interesit në Kosovë në lidhje me këtë çështje, shumë të anketuar vunë në dukje se ata kanë besim të madh se kundërmasat represive nga organet e policisë dhe të sigurisë do të marrin më shumë mbështetje e burime si dhe do të jenë më të suksesshme sesa reformat e “buta” parandaluese në lidhje me përmirësimin e mirëqenies sociale, arsimit dhe programet e mbështetjes psiko-sociale. Masat parandaluese kanë nevojë për të njëjtin status dhe vëmendje si strategjitë klasike kundër terrorizmit dhe strategjitë policore me qëllim që rreziqet afatgjatë të zvogëloheshin.

Monitorimi i vazhdueshëm i pavarur i zbatimit të planeve kundër ekstremizmit të dhunshëm nga analistët e pavarur dhe studiuesve do të jetë kritik për të kontribuar në një vlerësim objektiv të efektivitetit të tyre në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë.

  1. Cilat metoda të mësimdhënies do të ndihmonin në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në institucionet arsimore? Për më tepër, cila grupmoshë e të rinjve është më e prekur dhe për këtë arsye duhet të përfshihet në programet arsimore kundër ekstremizmit të dhunshëm? Së fundi, sipas mendimit tuaj profesional, a mendoni se shkollat e mesme në Kosovë duhet të përfshijnë një subjekt të veçantë për të informuar më mirë nxënësit për ekstremizmin, antisemitizmin dhe radikalizmin?

Arsimimi nuk është një shkop magjik që do të parandaloj të menduarit radikal. Individë të caktuar në çdo shoqëri mund të gravitojnë drejt pikëpamjeve dhe komuniteteve ekstremiste për një sërë arsyesh. Megjithatë, sistemet e dobëta arsimore nuk u sigurojnë të rinjve një ndjenjë të fortë të perspektivës në të ardhmen ose mundësi. Arsimimi nuk i përgatit me sukses  të rinjtë kundër tundimeve të rekrutimit ekstremist.

Kurrikulat dhe metodat e mësimdhënies që theksojnë të menduarit kritik, multi-perspektiviteti  dhe media e shkruar janë të nevojshme për të siguruar që të rinjtë mund të mendojnë në mënyrë racionale, të pyesin dhe të analizojnë botën rreth tyre. Edukimi qytetar është kritike në mënyrë që të rinjtë të kuptojnë rolet dhe përgjegjësitë e qytetarëve dhe drejtuesve të qeverisë në një shoqëri demokratike. Edukimi fetar mund të ndihmojë të rinjtë të kuptojnë më tepër se sa të frikësohen nga fe të ndryshme. Udhëzimi doktrinar fetar duhet të shmangë minimalisht pikturën me një pamje “tjetër” si të gabuar, apo si “diçka” për tu patur frikë. Të kuptuarit e të drejtave individuale të njeriut dhe vlerave progresive është gjithashtu i nevojshëm.

Është e mundur për të filluar punën me fëmijët në moshë të re. Për shembull, një pilot projekt për të mësuar konceptet themelore të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut për parashkollorët në Sarajevë u prit fillimisht me skepticizëm nga disa të rritur të cilët mendonin se fëmijët ishin shumë të vegjël. Megjithatë, ata ishin të impresionuar më pas me aftësinë e nxënësve për të kuptuar këto koncepte dhe për të përdorur ato në atë moshë të re.

Për fat të keq, tendencat politike globale (konsideroni për shembull, Brexit-in, fushatën e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet në SHBA, dhe përgjigjet e disa vendeve evropiane ndaj krizës së refugjatëve) kanë shfaqur humbje në drejtim të promovimit dhe ruajtjes së vlerave liberale demokratike. Vlera dhe parime të tilla kërkojnë që  të ketë arsimim dhe vigjilencë të vazhdueshme dhe nuk mund të merret si e mirëqenë, kudo në Botë.

  1. A do të ishte Kosova më efektive në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit nëse do të ishte anëtare e Interpol-it dhe Europol-it?

Komunikimet efektive, të plota dhe të efektshme dhe koordinimi ndërmjet  agjencive të zbatimit të ligjit janë të nevojshme për aktivitetet efektive kundër-terroriste. Pengesat për shkëmbimin e informacionit, apo, edhe më keq, bazat e të dhënave paralele ose të paharmonizuara dhe sistemet e informacionit krijojnë më shumë mundësi për dështime të mundshme të sigurisë.

  1. Së fundi, sipas opinionit tuaj të respektuar profesional në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ju lutem na tregoni mendimet apo sugjerimet tuaja që keni për shtetin e Kosovës, se si duhet luftuar më mirë ekstremizmin?

Hulumtimi rajonal që kam kryer në vitin 2016 (shih raportin në http://www.rcc.int/pubs/38/initiatives-to-preventcounter-violent-extremism-in-south-east-europe-a-survey-of-regional-issues-initiatives-and-opportunities) tregon se ka sfida të ngjashme dhe mundësitë në të gjithë rajonin. Megjithatë, qeveritë dhe komunitetet në të gjitha nivelet kanë sfidat e tyre shumë specifike. Çdo shoqëri duhet të ketë një diskutim të hapur mbi mënyrat më të mira për të siguruar dhe zbatuar përgjegjshmërinë e zyrtarëve publikë; në mënyrat më efektive për të luftuar korrupsionin dhe abuzimin zyrtarë të pushtetit; për rolin e duhur të fesë në jetën publike në shoqëritë sekulare; për ndarjen e mjeteve buxhetore për policinë dhe organet e sigurisë për arsimin dhe mbështetjen e mirëqenies sociale. Të gjitha këto janë çështje shumë të vështira të politikës publike, dhe jam tepër e shqetësuar nga tendencat që unë shoh në rajon (Unë jetoj në Sarajevë), por edhe në vendin tim, SHBA. Shpesh thuhet se cilësia e udhëheqjes të çdo vendi reflekton qytetarët e saj, dhe se njerëzit kanë udhëheqësit që i meritojnë. Mbështetja e një qytetarie më shumë aktive dhe të përgjegjshme është një hap i parë drejt një qeverisje më efektive dhe me të vërtetë të përgjegjshme dhe përfaqësuese, e cila në vetvete është e nevojshme për të zvogëluar rrezikun e miratimit të pikëpamjeve ekstremiste dhe radikalizimit në çdo formë.

 

 

Share This:

Bojkoti i komunitetit serb: dialog apo tensione?

Drejtori i Institutit Agora Z. Armend Thaqi mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me temën: “Bojkoti i komunitetit serb: dialog apo tensione?”, të mbajtur në Hotel Sirius, më 24 nëntor 2016. Synimi i kësaj Tyeze ishte të diskutojë gjendjen e krijuar institucionale dhe ndër-etnike pas vendimit të përfaqësuesve të komunitetit serb për bojkotimin e institucioneve qendrore. Në veçanti u diskutua pikëpamja e serbëve të Kosovës në këtë situatë. Panelisët në këtë Tryezë të Rrumbullakët ishin:

  1. Milan Radojević, Zëvendës-Ministër i Punëve të Brendshme
  2. Saša Rasič, ish-Ministër
  3. Nexhmedin Spahiu, analist politik
  4. Avni Mazreku, analist politik
  5. Rifat Marmullaku, ekspert i çështjeve të sigurisë

Organizatori i Tryezës ishte SPRC me mbështetjen dhe bashkëpunimin me Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Kosovë.

img_0190 thumbnail_img_0189

Share This:

Instituti Agora në Samitin e Diasporës në Tiranë

Delegacioni i Institutit Agora, i përbërë nga z. Armend Thaqi si dhe z. Shpend Krasniqi, morri pjesë në Samitin e Parë të Diasporës shqiptare, takim i cili ka mbledhur në Tiranë afro 1 mijë përfaqësuesë nga gati 40 shtete të botës.

Ky samit, kishte për qëllim të shërbejë si platformë e takimit të të gjithë përfaqësuesve të diasporës shqiptare, për të kuptuar më mirë se çfarë mund të bëhet më shumë së bashku dhe natyrisht, për të planifikuar më mirë sëbashku, atë që mund të investohet në dije dhe në para për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

Gjatë kësaj ngjarje historike dyditore, pos pritjes së organziuar nga kryeministri Edi Rama, kishte edhe konferenca me tema të ndryshme në lidhje me rolin ekonomik, kulturor, turistik, arsimor dhe sipërmarrës të diasporës në atdhe.

Gjatë këtij samiti u diskutuan edhe shembujt më të mirë në botë të organizimit të diasporës, shembuj të cilësve do ti referohet Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për ta bërë diasporët më të organizuar dhe më të afërt në të ardhmen.

thumbnail_img_1390

Share This:

Siguria dhe Sovraniteti në Shekullin 21,

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Ndërkombëtare AGORA,z. Armend Thaqi morri pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Siguria dhe Sovraniteti në Shekullin 21,”e cila u mbajt me datat 4-6 Nëntor të  këtij viti në Budapest të Hungarisë. Në këtë konferencë u diskutuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me fushen e sigurisë. Politika e jashtme e bazuar në identitet e vendeve të Evropës Lindore dhe Azisë Qëndrore, strukturimi i identitetit në Kroacinë moderne, shërbimi i shteteve të dështuara si fole e terroristëve, sovraniteti kombëtar në SHBA, qështja e migracionit si sfidë për Evropën, balancimi i privatësisë me sigurinë, roli i armëve bërthamore në sigurinë ndërkombëtare, realiteti i ri në Lindjen e Mesme, ishin disa nga temat të cilat janë prezantuar në konferencë. Gjatë kësaj konference, z.Thaqi bëri takime të shumta me pjesmarrësit nga vende të ndryshme, të ciliët ishin ekspert të fushës së sigurisë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

thumbnail_secsov_poster_1

Share This:

Së Bashku Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Përfaqësuesit e Institutit për Studime Ndërkomëtare, AGORA morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare mbi luftimin e ekstremizmit të dhunshëm të titulluar “Së Bashku Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” më datë 26-27 Tetor 2016 në Swiss Diamond Hotel, në Prishtinë. Kjo konferencë u organizua nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Kjo konferencë ishte konferenca e parë ndërkombëtare mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm e organizuar në Kosovë. Konferenca mblodhi përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë nga institucione qeveritare, shoqëria civile dhe qarqet akademike, ku u diskutuan mënyrat për të ndarë përvojat më të mira në parandalim të ekstremizmit si dhe në ri-integrimin e të radikalizuarve në shoqëritë tona. Konferenca pati një rrjet të gjërë të pjesëmarrësve dhe rezultoi me ide dhe iniciativa të reja për të ardhmen.

14900521_826991044104665_8354712084216942656_n 14910467_826991014104668_3412254037494303474_n

Share This:

 

 

 

Share This: