Instituti Agora në Samitin e Diasporës në Tiranë

Delegacioni i Institutit Agora, i përbërë nga z. Armend Thaqi si dhe z. Shpend Krasniqi, morri pjesë në Samitin e Parë të Diasporës shqiptare, takim i cili ka mbledhur në Tiranë afro 1 mijë përfaqësuesë nga gati 40 shtete të botës.

Ky samit, kishte për qëllim të shërbejë si platformë e takimit të të gjithë përfaqësuesve të diasporës shqiptare, për të kuptuar më mirë se çfarë mund të bëhet më shumë së bashku dhe natyrisht, për të planifikuar më mirë sëbashku, atë që mund të investohet në dije dhe në para për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

Gjatë kësaj ngjarje historike dyditore, pos pritjes së organziuar nga kryeministri Edi Rama, kishte edhe konferenca me tema të ndryshme në lidhje me rolin ekonomik, kulturor, turistik, arsimor dhe sipërmarrës të diasporës në atdhe.

Gjatë këtij samiti u diskutuan edhe shembujt më të mirë në botë të organizimit të diasporës, shembuj të cilësve do ti referohet Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për ta bërë diasporët më të organizuar dhe më të afërt në të ardhmen.

thumbnail_img_1390

Share This:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *