Historiku

Veprimtaria

Instituti ‘Agora” është një organizate e pavarur, jopartiake, joqeveritare, jofitimprurëse e themeluar me qëllim që të siguroj njohuri analitike rreth nivelit të zhvillimit të marrëdhënieve ndërshtetërore, përgatitjen e qytetarëve, veçmas e brezit të ri për t’u bërë pjesë aktive e proceseve shoqërore dhe proceseve që shpiejnë drejt ndërtimit të paqes, zhvillimit ekonomik dhe integrimeve evropiane. Në këtë drejtim, ne i fokusojmë aktivitetet tona mbi provat kërkimore dhe analitike në shërbim të zhvillimit të balancuar socio-ekonomik, ndërtimin e kapaciteteve dhe trajnimeve, angazhimin aktiv të qytetarëve dhe participimin në kulturën politike dhe proceset vendimmarrëse. Instituti “Agora” synon që në të ardhmen të jetë një organizatë me influencë në vend duke ofruar analiza dhe publikime të cilat do të ndikojnë në agjendat vendore në fusha të ndryshme, duke ofruar mjaftueshëm burime të kërkimit të hulumtuesve profesionistë dhe në këtë aspekt të kontribuoj në mënyrë positive në jetën shoqërore.

Qëllimi

Organizata është themeluar me qëllim që të siguroj njohuri analitike rreth nivelit të zhvillimit të marrëdhënieve ndërshtetërore, përgatitjen e qytetarëve,veçmas e brezit të ri për t’u bërë pjesë aktive e proceseve shoqërore dhe proceseve që shpiejnë drejt ndërtimit të paqes, zhvillimit ekonomik dhe integrimeve evropiane.

Aktivitetet

Për t’i përmbushur qëllimet e saj, organizata do të ndërmarrë, por nuk do të kufizohet vetëm në këto lloje të aktiviteteve:

  • Debate, edukim dhe trajnime
  • Konferenca, seminare dhe tryeza;
  • Publikime dhe Hulumtime ;
  • Advokim, lobim si dhe mbështetje teknike dhe institucionale;

Share This: